Anëtari i KAS tregon shkeljen ligjore që kanë kryer komisionerët në Berat

Shqipëria

Anëtari i KAS tregon shkeljen ligjore që kanë kryer komisionerët në Berat

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:38
Ledio Braho

Ligjërimi kryesor politik opozita e ka vendosur tek kontestimi i rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, me pretendimin se mazhoranca qeverisëse ka kryer “masakër elektoral” duke devijuar vullnetin e zgjedhësve.

Beteja është zhvendosur në KAS, ku opozita ka kontestuar rezultatin në disa qarqe të Shqipërisë. Analisti Plator Nesturi i ftuar në “Ilva Now” thekson se pretendimet e opozitës duhet të verifikohen deri në fund.

“Me ligjërime politike nuk do nxirret ndonjë gjë. Në këtë aspekt nuk ka provë juridike dhe nuk ka besueshmëri. Unë jam shumë pro që të insistohet dhe të shkohet deri në fund të këtij procesi”, tha ai.

Sipas tij, interesi kryesor i qytetarëve shqiptarë është që e drejta dhe rregulli zgjedhor të vihet në vend.

“Kur kemi një rezultat të ngushtë është normale që duhet hetuar e gjitha. Mos ta ngatërrojmë ligjërimin e fakteve me ligjërimin e pretendimeve. Ne si qytetarë jemi të interesuar të shkojë e drejta në vend”, tha ai.

Anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ-së, Ledio Braho tha se në Berat është vërtetuar fakti se një pjesë e komisionarëve kanë votuar në dy qendra votimi të ndryshme, akt ky, i cili bie ndesh me normën juridike.

“Kjo e komisionerëve është haptazi vepër penale, sepse ka votuar në dy qendra votimi të ndryshme. Komisioneri ka votuar ne qëndron ku ka qenë komisioner dhe ka votuar tek qendra e votimit ku ka qenë zgjedhës. e ka kryer me dashje shkeljet e ligjit. Ajo është e vërtetuar. E njëjta kartë identiteti është përdorur në dy pajisje  të ndryshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat