Përdhunimi i 15-vjeçares/ E mitura në lidhje me 32-vjeçarin e martuar, e mori në makinë dhe abuzoi!

Shqipëria

Përdhunimi i 15-vjeçares/ E mitura në lidhje me 32-vjeçarin e martuar, e mori në makinë dhe abuzoi!

Më: 19 maj 2021 Në ora: 16:46
Ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Mirditë, ku 5 persona përgjuan një të mitur 15-vjeçare. Përdhunuesit dhe e mitura janë nga një fshat i Mirditës dhe banesat i kanë në një distancë të afërt me njëri tjetrin, ndërsa personi i parë që ka abuzuar me 15-vjeçaren është 32-vjeçari Artan Kaçorri.

Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. 32-vjeçari i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilët ju ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij, 17-vjeçarit me iniciale A.GJ.

Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur. Pas disa kohesh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.

Së bashku me familjaret i është drejtuar komisariatit të policisë Mirditë, duke bërë denoncim. Si prove ajo ka paraqitur telefonin e mesazhet dhe videot e fotot shantazhuese të cilët i kishin dërguar 5 personat. Referuar mesazheve ata e kanë detyruar që përmes videove shantazhese të kryente marrëdhënie seksuale me to.

Ndërkohë e mitura 15-vjeçare mësohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahet nën kujdesin e Shërbimit Social të Bashkisë Mirditë. Gjatë ditës së martë e mitura është dërguar edhe për ekzaminim mjeko-ligjor në Tiranë, ndërkohë 4 të arrestuarit në lidhje me ngjarjen Artan Kaçorri 32 , Albert Molla 27 , Ermal Tarazhi 30, Nike Lleshi 44, dhe A.Gj.,shtetasi 17 vjeç, po mbahen në komisariatin e policisë në pritje  për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatë, teksa referuar provave të deritanishme prokuroria e Lezhës pritet të kërkojë "Arrest me Burg" për 5 personat, ndaj të cilëve është ngritur akuza  “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat