Maska është hequr prej kohësh, qytetarët nuk presin 1 qershorin

Shqipëria

Maska është hequr prej kohësh, qytetarët nuk presin 1 qershorin

Më: 29 maj 2021 Në ora: 19:46
Shqipëri

Sipas vendimit të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve që nga 1 Qershori hiqen maskat në ambientet publike, lejohet grumbullimi i deri 50 personave, po jashtë, rifillojnë aktivitetet sportive, teatrore dhe artistike.

Ora policore spostohet nga 23:00-06:00 fillimisht e më vonë nga mesnata deri në 6 të mëngjesit.

Paralelisht me lirimin e masave vazhdon edhe vaksinimi i popullatës, veçanërisht operatorëve turistikë, për të pasur një verë shpërblyese dhe të sigurt. 

Qytetarët: E kam hequr maskën pa pritur të vijë 1 Qershori. U ndamë nga njerëzit për së gjalli e tani mbase bashkohemi me të dashurit tanë. Jam vaksinuar. Vjehrra ime thoshte një fjalë “Asnjë brez nuk kalon pa luftë”. Ne nuk bëmë atë luftën me pushkë, por bëmë luftën me virusin.

Nga 1 Qershori ndoshta e heq edhe unë maskën. Por të mos harrojmë, që koronavirusi do të jetë gjithmonë këtu.

Unë një gjë nuk e kuptoj unë nga ora 11 deri në orën 6 përse nuk lëvizet me makinë. Kë infektoj unë në këtë orar me makinën time.

Siç është koha sot, ashtu është edhe me gjendjen e pandemisë. Është kohë e bukur me diell dhe ne jemi të mbushur me optimizëm, se e keqja më e madhe kaloi.

Po para 3 ditësh e ke parë, a mbante njeri maska? Ne bëjmë sikur i mbajmë.

Viti shkollor shpresoj shumë të mos i ngjaj këtij që sapo mbyllëm. Dua të jetë pa maska dhe pa distancë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat