Mjeku Tritan Kalo: Covid-19 do të bashkëjetojë me njerëzit në të gjithë botën

Shqipëria

Mjeku Tritan Kalo: Covid-19 do të bashkëjetojë me njerëzit në të gjithë botën

Më: 30 maj 2021 Në ora: 16:29
Tritan Kalo

Mjeku i spitalit Infektiv ku prej mëse një viti trajtohen vetëm të infektuarit me koronavirus, thotë se ky virus do të bashkëjetojë me njerëzimin për vitet e ardhshme edhe pse është duke u pakësuar.

“Sars-Cov2 është një virus që pak nga pak do të “rreshtohet” në të ardhmen me sivëllezërit e tij më pak të rrezikshëm, dhe do të bashkëjetoj me shoqërinë njerëzore pas kësaj Pandemie në format sporadike të shfaqjes së tij, e cila është tashmë më mirë e informuar dhe e përgatitur për t’u përballur me të, si dhe fatmirësisht më e imunizuar aktivisht nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj këtij virusi”.

Duke u ndalur te situata aktuale dr.Kalo thotë se kjo betejë nuk është fituar plotësisht, por kemi kaluar periudhën më të vështirë dhe më të dhimbshme të përplasjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2.

Kalo beson se ditë më të mira pas kësaj do të vijnë”, por kërkon që vigjilenca të mos ulet: “Kur dhe sa të mundni për asnjë sekondë mos e nënvlerësoni rrezikun e infektim. Çdo jetë Shqiptari është e shumëvlerë për të, për familjen, për shoqërinë dhe për tërë Shqiptarinë”.

Kalo ka dhe një tjetër apel: “Përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh nuk duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë të vitit ku “gëlojnë” infeksione nga dhjetëra e dhjetëra viruse, bakterie, mykra e parazitë të tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat