Shkumbini mbush plazhet me plehra/ Mbetjet përfundojnë në det, peshkatarët: Në rrjeta vetëm bidona plastike

Shqipëria

Shkumbini mbush plazhet me plehra/ Mbetjet përfundojnë në det, peshkatarët: Në rrjeta vetëm bidona plastike

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 20:11
Foto

Në plazhin që është në territorin e bashkisë së Rrogozhinës, e gjithë vija bregdetare nuk është e mbushur nga çadra pushuesish, por nga mbetjet urbane.

Plehrat, për të mbërritur deri aty, kanë bërë qindra kilometra rrugë. Mbetjet urbanë të bashkisë së Prrenjasit, Peqinit dhe Rrogozhinës që duhet të përpunohen në inceneratorin e Elbasanit, përfundojnë në detin Adriatik.

Peshkatarët e zonës thonë se vend të peshkut rrjeta e tyre tani kap bidona platikë.

Këto tre bashki, shpenzojnë miliarda lekë për të sjellë këtë krim mjedisor të vijës bredetare. Në këtë zonë duhet të ishte zhvilluar turizmi detar, ai gjelbër dhe historik. Por janë mbetjet urbane ato që i mbajnë vizitorët larg Vil Bashtovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat