Krimi në familje/ Qyno: Urdhrat e mbrojtjes s’kanë asnjë efekt, më shumë i hedhin benzinë zjarrit

Shqipëria

Krimi në familje/ Qyno: Urdhrat e mbrojtjes s’kanë asnjë efekt, më shumë i hedhin benzinë zjarrit

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 21:36
Elton Qyno

Në vetëm pak ditë vendi ynë është tronditur nga krimi në familje.

Gazetari Elton Qyno është shprehur se krimi në familje, ku bashkëshorti vret gruan motivet janë problemet me alkoolin, dhuna apo xhelozia.

Sipas tij, urdhrat e mbrojtjes që policia jep nuk ’kanë asnjë efekt, por më shumë i hedhin benzinë zjarrit  se sa zgjidhin.

 “Me sëpata e me hunj, është një ngjarje shumë e rëndë, pasohet nga një krim tjetër dhe padyshim, edhe pse është zgjatur . Urdhrat e mbrojtjes nuk kanë asnjë efekt, më shumë i hedhin benzinë zjarrit se sa zgjidhin. Në këto raste nuk të mbron as urdhri mbrojtës as policia, në zona kaq periferike fatkeqësisht situata ndikohet nga opinion publik në rrethin ku jetojmë. Bëhet një çështje nderi dhe kanuni saqë përfundon deri në vrasje”, tha Qyno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat