Berisha po rikthehet si kryetar i PD-së në Shqipëri? Kandidati për kryesinë e PD-së befason me deklaratën

Shqipëria

Berisha po rikthehet si kryetar i PD-së në Shqipëri? Kandidati për kryesinë e PD-së befason me deklaratën

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 20:02
Sali Berisha

Para zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, lideri historik i kësaj partie deklaroi se “ka hequr çdo barrierë të rikthimit të tij në politikë’, duke lënë të hapur mundësinë se mund të rikthehet në politikën aktive.

Si e sheh këtë deklaratë, kandidati për kryesinë e PD-së, Fatbardh Kadilli?

“Gjatë kohës që Berisha ishte kryetar, PD-ja ishte më e fortë. Nuk besoj se Berisha do të rikthehet në krye të partisë. Por, ai deklaroi se kalon nga vetëkufizimi i tij, nuk do të jetë më një njeri që rri në distancë”, u shpreh Kadilli.

Sipas tij, Berisha, e ka marrë këtë vendim pasi “Partia Demokratike në këtë moment është në krizën më të madhe. Ai dukshëm po ai thotë ai që po mban partinë se ka humbur. Dukshëm po i thotë se mban përgjegjësi për atë që ka ndodhur”.

Më tej, kandidati thotë se “Berisha është më i zhgënjyeri nga të gjithë demokratët me Bashën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat