Basha: Do t’i kthejmë vendit demokracinë, të dielën shqiptarët i kanë sytë te PD

Shqipëria

Basha: Do t’i kthejmë vendit demokracinë, të dielën shqiptarët i kanë sytë te PD

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 20:21
Lulzim Basha

Në prag të zgjedhjeve të së dielës për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi sot takimet me demokratët në Mallakastër.

Lideri i PD u shpreh se demokratët nuk do të dorëzohen përballë masakrës zgjedhore të 25 prillit, ku nuk pati thjeshtë vetëm një ndryshim numrash, por tjetërsim të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim.

“Të dielën do vendosim të vazhdojmë me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit Rama-Doshi, do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin. Nuk dorëzohemi përballë masakrës zgjedhore. Së bashku me shumicën e shqiptarëve do sjellim ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë”, tha Basha.

Basha pati një mesazh edhe për kandidatët për kreun e PD.

 “Jemi përfshirë në këtë garë të brendshme dhe me gjithë avantazhet dhe bukurinë që ka, ekziston rreziku i dorëzimit para atyre që 25 Prillin për interesa afatshkurtra nuk e konsiderojnë si masakër zgjedhore, por fitore të Edi Ramës, apo humbje të PD-së.

Të bësh këtë, të ngutesh drejt kësaj do të thotë t’i biesh me shkelm sakrificës suaj. E vetmja gjë që kam kërkuar është që të kemi një qëndrim për 25 Prillin, pasi varet jo vetëm fati i PD-së, por Shqipërisë. Të dielën sytë e shqiptarëve do të jenë sërish të drejtuar nga PD” tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat