Shqipëria u zgjodh në Këshillin e Sigurimit, reagon Ditmir Bushati

Shqipëria

Shqipëria u zgjodh në Këshillin e Sigurimit, reagon Ditmir Bushati

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 20:38
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pasi Shqipëria u zgjodh si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 Në një postim në Twitter Bushati e cilëson këtë hap një përgjegjësi serioze si nga ana politike, ashtu edhe morale.

Zgjedhja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për ish-ministrin Bushati është rezultat i punës së palodhur gjatë viteve të diplomacisë shqiptare.

“Ulja në Këshillin e Sigurimit është një përgjegjësi serioze, politikisht dhe moralisht. Që nga anëtarësimi në 1955, Shqipëria u zgjodh sot për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. Ky është një rezultat i punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare!”, shkruan Ditmir Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat