23-vjeçari qëllon me pushkë bashkëmoshatarin, momenti kur arrestohet nga policia

Shqipëria

23-vjeçari qëllon me pushkë bashkëmoshatarin, momenti kur arrestohet nga policia

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 21:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 23-vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” ditën e sotme në fshatin Podgorie të Maliqit, pasi tentoi të vriste me pushkë një bashkëmoshatar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. G., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.

"Ky shtetas ditën e sotme, në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. H., 23 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale "Shqiponjat", falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. G., si edhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pushkë.", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat