Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurisë, Pollo: Përgjegjësi e madhe

Shqipëria

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurisë, Pollo: Përgjegjësi e madhe

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 22:02
Genc Pollo

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo iu është bashkuar reagimeve për anëtarësimin e përkohshme të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Pollo theksoi se kjo është një përgjegjësi e madhe.

Ai tha se shpreson që aspektet negative si presidencë e OSBE të mbeten në të shkuarën.

“Shqipëria është nga sot anëtare e përkohshme e Këshilit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe uroj t’a ushtrojmë me përgjegjësi e përkushtim. Përgëzime diplomatëve të angazhuar në proces. Uroj që aspektet negative si presidencë e OSBE të mbeten në të shkuarën. GP”, shkruan Pollo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat