Luulzim Basha në Fier: Misioni i PD-së, t’i dalë për zot Shqipërisë

Shqipëria

Luulzim Basha në Fier: Misioni i PD-së, t’i dalë për zot Shqipërisë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 22:46
Luulzim Basha

Kreu u Partisë Demokratike Lulzim Basha, në takim e zhvilluar me demokratët në qytetin e Fierit, ritheksoi se nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit.

Basha bëri me dije se Partia Demokratike është partia e vetme që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“Kjo familje politike ka një mision t’i dalë për zot Shqipërisë”, u shpreh kryedemokrati.

Ai gjithashtu theksoi se demokratët e Fierit u treguan të vendosur përballë makinerisë mizore elektorale.

“Përkundër masakrës zgjedhore, anembanë Fierit, sikundër anembanë Shqipërisë, ju vendosët zemrat tuaja, vendosët pasionin tuaj për liri dhe demokraci përballë makinerisë më mizore të masakrës zgjedhore, elektorale që ka vënë ndonjëherë në punë ndonjë forcë politike jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan. Vëllezër dhe motra, bashkimi i zemrave tuaja bëri të mundur që në këtë betejë dega e Fierit, sikundër demokratët anembanë Shqipërisë, të arrinin të sheshonin mosmarrëveshjet, ju ditët t’i linit ato mënjanë dhe të bashkoheshit, sepse kjo familje politike ka një mision për të cilin ka lindur, t’i dal zot Shqipërisë, t’i dal zot shqiptarëve.

U futët në këtë betejë të gjithë bashkë të vendosur për ndryshimin, për misionin me të cilin na ngarkuan shqiptarët.

I qëndruat besnik vlerave tona. Që nuk u dhatë për asnjë çast para të zezës, para të keqes, para anti-vlerave. Që zbritët në mejdanin e një beteje të pabarabartë siç e dinim që do të zhvillohej, duke pasur përballë jo thjesht një makineri të partisë shtet të përforcuar nga bandat dhe paratë e oligarkëve e të korrupsionit shtetëror, por duke pasur përballë një kundërshtarë politik si Edi Rama, i cili prej ditës së parë demokratët, opozitarët nuk i konsideron kundërshtarë, por armiq dhe si të tillë i ka trajtuar demokratët fierakë, si armiq në jetët tuaja private, duke ju shkatërruar normalitetin e jetës, normalitetin e fëmijëve tuaj duke u përpjekur të asgjësojë shpresën për një të nesërme.

Unë e di sakrificën tuaj, e di se është e pamundur jo në një, por në dhjetë fjalime të rrëfehet se çfarë do të thotë kjo për ju dhe familjet tuaja, e di dhe e njoh edhe forcën e zemrës tuaj, e cila ju solli në këtë betejë jo sepse ishit të detyruar, por sepse ishit të vendosur për të bërë gjithçka, jo thjeshtë për tu hakmarrë ndaj një kundërshtari barbar, harbut dhe të korruptuar, por për të marrë të drejtën në emër të çdo qytetari fierak, në emër të çdo qytetari shqiptar, në emër të Shqipërisë dhe në emër të demokracisë”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat