BERZH i jep Shqipërisë 100 milionë euro kredi

Shqipëria

BERZH i jep Shqipërisë 100 milionë euro kredi

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të ofrojë një linjë kredie prej 100 milionë Euro për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave që sipas kësaj agjencie, do të ndikojë në rritjen e stabilitetit të sektorit bankar në vend dhe sigurisë së klientëve.

Huaja e garantuar nga qeveria shqiptare do të ofrojë likuiditetin e nevojshëm për të adresuar pasojat potenciale të pandemisë Covid-19 në ekonomi. Fondet do të jenë të disponueshme, nëse do të nevojiten, për të kompensuar depozituesit e siguruar dhe ruajtur besimin e klientëve banka private dhe tregtare të Agjencisë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave.

“Jemi shumë të lumtur të nënshkruajmë këtë marrëveshje, që simbolizon një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e sektorit financiar në Shqipëri dhe dëshmon për angazhimin e BERZH. Ne jemi të vendosur të mbështesim Shqipërinë në rimëkëmbjen e saj si pasojë e ndikimit potencial të pandemisë në ekonomi dhe dëshirojmë ta shohim vendin të rikthehet sa më shpejt tek një rritje e fortë dhe e qëndrueshme. Për këtë është thelbësor, një sektor bankar me stabilitet dhe siguri ku ne jemi plotësisht të angazhuar të kontribuojmë”, tha Presidentja e BERZH, Odile Renaud-Basso.

Për ministren e Financave, marrëveshja dhe linja e kredisë prej 100 mln euro tregin besimin që BERZH ka te Shqipëria dhe sektori financiar shqiptar. Këtë marrëveshje e ka përshëndetur edhe Banka e Shqipërisë, që e vlerëson si një mekanizëm ekstra për të garantuar stabilitetin e sektorit financiar shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat