Sali Berisha në krye të PD-së? Rivalja e Bashës zbulon prapaskenat: Është gati të rikthehet

Shqipëria

Sali Berisha në krye të PD-së? Rivalja e Bashës zbulon prapaskenat: Është gati të rikthehet

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 23:27
Edith Harxhi

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se mund të rikthehet në krye të PD. I pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, ai u përgjigj “Kurrë, mos thuaj kurrë”, duke e lënë të hapur si mundësi.

E ftuar në Spotlight, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, lidhur me këtë deklaratë u shpreh se e lexon si një pakënaqësi të Berishës me drejtimin e partisë. Harxhi po ashtu deklaroi se edhe në 2017-ën i ka kërkuar Berishës të rikthehet të marrë drejtimin e partisë.

“Unë i kam kërkuar z.Berisha privatisht, në 2017-ën që ai të rikthehej. Kam qenë edhe publike në deklaratat e mia për rikthimin e tij në PD që ta ringrinte edhe njëherë sepse po shihja mënyrën se si po qeverisej partia. Dhe ai gjithmonë më thoshte që unë e kam mbyllur. Jam larguar dhe nuk marr vendime, por ju vazhdoni luftën brenda institucioneve dhe forumeve të partisë.

Dhe unë këtë bëra. Mbrëmë mesazhi i tij ishte shumë i qartë për mua, që ai është i pakënaqur me drejtimin e partisë. Për këtë arsye ai është i gatshëm që të bëjë dhe një sakrificë të tillë që të shkelë mbi ato parime që ai ka vendosur para disa kohësh, që është largimi nga skena politike nga drejtimi i partisë” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat