I riu francez e befason, Rama e pyet: Me shqiptare je martuar?

Shqipëria

I riu francez e befason, Rama e pyet: Me shqiptare je martuar?

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:52
I riu francez dhe Edi Rama

Mes shumë të tjerësh në radhët e aplikantëve në platformën “Gati për Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama u njoh edhe me një të ri francez i cili kërkon të vijë në Shqipëri për të kontribuar në fushën e logjistikës. Rama shkëmbeu disa batuta me të në lidhje me shqipen e tij.

Pjesë nga biseda

I riu francez: Unë jam francez në fakt. Jam kualifikuar në master në fushën e logjistikës në Francë. Kam punuar disa vite në Shqipëri. Me zhvillimin e territorit dhe politikat e transportit.

Rama: Po këto shqipen nga e ke

I riu francez: E kam mësuar në Shqipëri

Rama: Në punë e ke mësuar?

I riu francez: Në punë

Rama: Me shqiptare je martuar

I riu francez: Po me shqiptare

Rama: Aaa, e flet shqipen si frëngjishten.

Një tjetër aplikant që spikati në prezantimin online ishte edhe një pilot që punon si kapiten në Arabinë Saudite.

Piloti: Punoj në Arabinë Saudite si kapiten

Rama: Je shumë i dëshiruar të vish se është një fushë ku kemi mangësira. Sapo të gjejmë një aeroplan. Por mbase na vlen më shumë rrish në tokë disa kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat