Protesta për testin e Matematikës

Shqipëria

Protesta për testin e Matematikës

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:38
Maturantet

Në mesin e provimeve maturantët në disa qytete të vendit janë ngritur për të protestuar. Maturantët e disa gjimnazeve në Tiranë u mblodhën këtë mëngjes përpara Ministrisë së Arsimit.

Ata e kanë cilësuar mbi nivelin mesatar tezën e Matematikës dhe kërkojnë uljen e pragut të pikëve.

Ndërkohë, pasi protestuan te ministria ku edhe bllokuan rrugët, maturantët janë zhvendosur.

Ata janë pozicionuar tashmë përpara Qendrës së Zhvillimeve Arsimore, QSHA.

Në një deklaratë mëngjesin e sotëm përfaqësues të QSHA hodhën poshtë pretendimet e maturantëve. Sipas tyre teza ka qenë e nivelit mesatar dhe asgjë nuk ka qenë jashtë programit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat