Nga zyrat e shtetit në grupe kriminale

Shqipëria

Nga zyrat e shtetit në grupe kriminale

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 13:04
Te arrestuarit

Ish kryekomunari i Kurjanit në Roskovec, u arrestua nga Policia e Lushnjes si autor i një plagosje me armë shtatorin e kaluar pas një sherri për parakalim.

Adriano Shabanaj, i njohur më herët edhe me emrin Ilir, rezulton se është arrestuar me herët edhe në Itali si pjesë e një grupi të trafikut të drogës.

Ish i zgjedhuri me votë në vitin 2011,  sipas policisë sulmoi 32 vjeçarin nga Tirana, Marjo Arapi, shtatorin e kaluar pas një sherri për një parakalim në fshatin Kosovë e Re në Lushnje.

Ngjarja është regjistruar më 13 shtator 2020. “Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Adriano Shabanaj, për motive të dobëta, në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke plagosur shtetasin M. A., 32 vjeç, banues në Tiranë" informon policia e shtetit.

Shabanaj ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Gjatë momentit të kapjes, 47-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 euro.

Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe Irfan Azizi, 31-vjeç banues në fshatin Poshnjë, Berat i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak.

Precedentet 

Ish zyrtari, i cili më herët ka mbajtur dhe emrin Ilir Shabanaj, rezulton një person me precedentë penalë edhe pse në Shqipëri ka drejtuar një komunë.

Adriano Shabanaj është arrestuar në vitin 2018 në Italia si pjesë e një grupi prej të paktën 20 personazh që trafikon drogë dhe armë!

Ai ishte një prej 14 anëtarëve shqiptarë të grupit kriminal, që sipas mediave italiane trafikonte dhe shpërndante drogë që mbërrinte nga Shqipëria e Holanda.

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.06.2021, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, për Shabanaj dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për Irfan Azizin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat