Mbyllet protesta, maturantët: Do rikthehemi sërish nesër

Shqipëria

Mbyllet protesta, maturantët: Do rikthehemi sërish nesër

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:00
Protesta

Pas më shumë dy orësh maturantët kanë mbyllur protestën e thirrur sot në kryeqytet, për vështirësitë e testit të matematikës.

Gazetarja Ajgena Korbi raporton për ABC se ata kanë deklaruar se do të rikthehen sërish nesër në orën 12:00 për të protestuar.

Fillimisht ata bllokuan rrugën e Durrësit përballë ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendosën para zyrave të QSHA.

Përfaqësuesja e QSHA deklaroi për mediat se testi nuk kishte asnjë pyetje jashtë programit. Ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi ka kërkuar rishikim dhe në rast se testi rezulton mbi nivelin e parashikuar do të ketë një rishikim të vlerësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat