30 vjetori i PS rikthen në kongres socialistët e vjetër

Shqipëria

30 vjetori i PS rikthen në kongres socialistët e vjetër

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:27
Gazetarja Esiona Konomi

Rreth dy orë nga nisja e kongresit të PS që përkon edhe me 30-vjetorin e krijimit të kësaj partie, në stadiumin Air Albania, duket se çdo gjë është tashmë gati.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC se kongresi do të jetë i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do t’i dedikohet kryesisht kontributeve që PS i njeh vetes në qeverisjen e vendit, ku pritet të ketë folës që kanë pasur funksione në PS që prej dekadave të shkuara e deri më sot.

Ndërsa më pas pjesa e dytë të fokusohet kryesisht tek fjalimi i kryeministrit Edi Rama që do të jetë një shpalosje e vizionit për qeverisjen në mandatin e dytë që pritet të konkretizohet më pas në muajin shtator në kuvend.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një reformim të thellë të Partisë Socialiste që do të shtrihet në disa muaj dhe prek kryesisht ato zona ku nuk u arritën pritshmëritë në zgjedhjet e 25 prillit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat