Viktima të mashtrimit online

Shqipëria

Viktima të mashtrimit online

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Futja e teknologjisë në çdo sektor ka sjellë edhe rritje të rrezikut të vjedhjeve me anë të krimeve kompjuterikë, të cilat janë të vështira për tu zbuluar dhe për më tepër legjistacioni shqiptar ka mangësi në këtë fushë.

Qytetarët e dëmtuar i janë drejtuar prokurorisë kryesisht asaj të kryeqytetit për të denocuar vjedhjen që i është bërë nga llogaria e tyre nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se vetëm për periudhën Janar - Prill 2021 jane referuar afro 10 raste për krimet kompjuterike, te cilat konsistojne ne vepren penale "Mashtrim kompjuterik" parashikuar nga neni 143/b i K.penal.

Të dëmtuarit tregojnë se nga llogaria e kartave të tyre bankare, në bankat e nivelit të dyte, persona të panjohur kanë ndërhyrë duke debituar llogaritë, në shuma të vogla.

Dëmi financiar i çdo personi, shkon nga 15 000 lekë të reja në 250 000 lek te reja.

Me këto shuma janë kryer blerje online jashtë vendit , ku të dëmtuarit janë në Shqipëri.

Me këto shuma mësohet se janë blerë lojra online Google Garena, Fire Free, Mobile Apps,Ludum Google, Payme, NEKKI, First Touch Google.

Megjithë denoncimet e shumta të qytetarëve Bankat e nivelit të dytë dhe Shoqata e bankave në vend, nuk po mbrojnë të dhënat dhe rimbursimin e plotë të dëmit të klienteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat