Avokati paralajmëron ‘tërmet’ pas urdhrit të Bidenit, tregon kush është në ‘shënjestër’ përveç politikanëve

Shqipëria

Avokati paralajmëron ‘tërmet’ pas urdhrit të Bidenit, tregon kush është në ‘shënjestër’ përveç politikanëve

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:52
Joe Biden

Avokat Idajet Beqiri ka komentuar urdhrin e presidentit Joe Biden, për të vendosur sanksione ndaj çdo personi që minon demokracinë dhe është rrezik për rajonin. Beqiri u shpreh se në fokus janë edhe disa pronarë mediash. Pas politikanëve theksoi Beqiri, do të jenë emra të njohur të medias që do t’i dëgjojmë shumë shpejt për përfshirjen dhe bashkëpunimin në krimet e politikanëve.

“Berisha dhe Meta përfaqësojnë bandën, por banda do edhe anëtarë të tjerë, nuk mund të bëhet vetëm.

Duan bashkëpunëtorë e ndihmesa. Në këtë kuadër ka ish-ministra, ish-kryeministra por edhe ministra aktualë, por edhe drejtues të tjerë të institucioneve që do t’i dalin emrat shumë shpejt. Ndihmësit kryesore të Berishës dhe Metës, ka qenë disa analistë.

Disa pronarë të medias e kanë terrorizuar këtë vend. I kanë krijuar këtij populli stresin më të madh, duke çuar deri në vetëvrasje, nga mënyra se si i kanë mbrojtur, apo kanë justifikuar krimet e tyre. Punë ditësh do të dëgjojmë emra mediash, të përfshirë në krimet e Metës dhe Berishës”, u shpreh Beqiri në Dritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat