Aksident në Korçë-Bilisht/ Automjeti me targa greke përplas çiftin, po udhëtonin me motor

Shqipëria

Aksident në Korçë-Bilisht/ Automjeti me targa greke përplas çiftin, po udhëtonin me motor

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht, mjeti përplas ciftin e bashkëshortëve që po udhëtonin me motorr.

Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet se  një mjet është përplasur me një motor e për pasojë ka mbetur e dëmtuar një grua që ishte pasagjere në motor.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se mjeti që ka përplasur çiftin e bashkëshortëve është me targa greke.

E dëmtuara u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Korcës. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat