Bardhi: Familja jonë politike ka vlera, t’i tregojmë nesër

Shqipëria

Bardhi: Familja jonë politike ka vlera, t’i tregojmë nesër

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:31
Bardhi

Anëtarët e Partisë Demokratike u ftuan nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi të votojnë të dielën për kryetarin e ri.

Në rrjetet sociale, Bardhi tha PD-ja karakterizohet nga vlera, të cilat duhet të tregohen gjatë këtij procesi zgjedhor.

“Nesër, datë 13 Qershor 2021, nga ora 08:00 – 19:00, në ambientet e selive të PD në gjithë Shqipërinë, do të zhvillohen votimet për zgjedhjet e brendshme statutore për Kryetar të Partisë Demokratike.

 Për të treguar forcën tonë dhe vlerat që karakterizojnë familjen tonë politike, ftoj të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të marrin pjesë masivisht në këtë proces të rëndësishëm. ”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat