Kryeministri Rama: PS nuk bëhet mbulesë për asnjë drejtor dhe ministër nëse drejtësia e re kërkon hesap

Shqipëria

Kryeministri Rama: PS nuk bëhet mbulesë për asnjë drejtor dhe ministër nëse drejtësia e re kërkon hesap

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 19:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kongresin e PS deklaroi se Partia Socialiste nuk bëhet mbulesë për asnjë drejtor apo ministër, nëse drejtësia e re kërkon hesap.

“Po kërkojmë çdokënd, duke kërkuar ku janë e nuk janë,  ata që janë gati që të japin për Shqipërinë. Ne duam ata që iu janë përplasur në fytyrë dera kudo, ndërsa nuk ua ka hapur askush. Të ndryshojmë rrënjësisht mënyrën e punës në administratë. Të çlirojmë sektorin publik.

Të zhdukim arrogantët, parazitët dhe injorantët, që futën në zyra me garanci interesash. Të mos hamë shtetin pas shpine. Flamuri i PS nuk bëhet mbulesë për asnjë drejtor dhe ministër, nëse drejtësia e re do kërkojë hesap.  Nëse do ndodhë, do i themi “ik e sqarohu me avokatin tënd”, sepse PS mbështet fuqishëm reformën në drejtësi”, tha Rama.

Edi Rama shtoi se PS është e gatshme që të diskutojë me PD vetëm për politika që i duhen vendit.

“PS mbështet reformën në drejtësi dhe këtë zotim do e çojmë deri në fund. Të fokusohemi tek kapitali njerëzor shqiptar dhye inovacioni i teknologjisë. Ne duam të forcojmë shtetin ligjor. Kam parasysh tamin dhe tam tamin e përditshëm, që e ka bërë politikën një dallavere për shqiptarët.

Ne jemi këtu për të mbaruar punët e mëdha, që ta ngjisim Shqipërinë në majë. Ne duam të fitojë PS dhe të fitojë Shqipëria. Ne nuk na duhet fare se çfarë bën PD. Çfarë të mbjellësh do korrësh thotë populli dhe kush mbjell sherrin do i shikojë sherrin. Ne do vazhdojmë luftën për të bërë Shqipërinë më të mirë. Me PD do të diskutojmë vetëm për politikat që i duhen vendit. Hallet e shqiptarëve nuk janë të ndarë në blu dhe rozë”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat