Porosia e Ramës për socialistët

Shqipëria

Porosia e Ramës për socialistët

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 20:19
Edi Rama

Edi Rama u përsëriti porosinë socialistëve që të qëndrojnë larg debateve të forta politike me Partinë Demokratike, as me kundër-akuza për fushatë, as me zgjedhjet në PD dhe aq më tepër me dallavere kur kanë punë të mëdha për të përfunduar.

“Ç’na duhet ne çfarë bën PD, ç’punë kemi ne si i bën apo jo zgjedhjet brenda saj, si kremton fitoren e zgjedhjeve të lira pa i numëruar votat dhe nuk njeh rezultatet e zjedhjeve. Çfarë na intereson nëse di apo nuk di PD si e qysh ta lidhi kalin edhe në portin e Departamentit të Shtetit që të hingëllijë kali kundër narkoshtetit edhe në sallën e Gjykatës së Parisit, ç’na duhet ne?! Kush bën sherre e shamata, sherri do dëgjojë sherrin dhe shamataja do dëgjojë shamatanë. Shqipëria veç për sherr e shamata nuk ka as kohë, as energji për të humbur, duhet që tërë kohën e energjinë ta shfrytëzojmë që tu kthejmë shqiptarëve borxhin e mandatit të tretë.

Kjo dallavere e pambarimtë nuk është për ne. Nëse duam t’i mbarojmë punët e stërmëdha për ta çuar Shqipërinë në atë vend ku ky popull pret ta shohë dhe nuk arrihet për 30 vjet të tjera nëse harxhohet për bam e bum dhe jo për punë e gjumë.

Bami sjell bumin, rrushi imiton rrushin, tenxherja do kapakun, por ne duhet medoemos ta bëjmë duke u përqendruar tek populli dhe punët që duhet të bëjmë çdo ditë. Duhet tu ikim sherreve, të lëmë kundërakuzat, fushata ka mbaruar, PS ka fituar. Tani pasi ka fituar duke thënë atë që do bëjë, duhet të bëjë atë që ka thënë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat