Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kongresin e PS-së u shpreh se Edi Rama dhe PS-ja ja dolën të fitojnë dhe një sukses historik me fitoren e mandatit të tretë. Ajo nuk la pa përmendur dhe aeroportin e Kukësit duke e cilësuar si një sfidë që Edi Rama e fitoi kundër të gjithë skeptikëve.
Balluku: "Edi Rama dhe PS ja dolën të fitojnë një sukses historik me fitoren e mandatit të tretë, një sukses i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Ne jemi këtu për të konfirmuar vullnetin e palëkundur që kemi për të ecur përpara me programin dhe vizionin tonë Shqipëria 2030.
Ne krenohemi me punët tona dhe cilësinë. Shqipëria 2030 nuk mund të jetë një vend ku i vetmi transport që ekziston është ai me autoveturë.
Shqipëria i ka të gjitha kushtet të jetë një vend evropian. Ne nuk i njohim justifikimet, nuk lejojmë që investimet të dështojnë apo investitorët të largohen nga Shqipëria. Aeroporti i Kukësit është një sfidë që Edi Rama e fitoi kundër të gjithë skeptikëve. "