Publikohet fleta e votimit për zgjedhjet në PD

Shqipëria

Publikohet fleta e votimit për zgjedhjet në PD

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 20:29
PD

Anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë të dielën për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë.

Në garë është Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Në total, sipas PD janë rreth 75 mijë qytetarë anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.

Procesi pritet të nisë në orën 08:00 dhe të përmbyllet në orën 18:00.

Parashikohet që emri i kandidatit fitues të dalë para mesnatës, ndërkohë që është publikuar edhe fleta e votimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat