Bledi Çuçi: Brenda vitit, çdo shqiptarë do të ketë një adresë

Shqipëria

Bledi Çuçi: Brenda vitit, çdo shqiptarë do të ketë një adresë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 20:30
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka thënë se brenda vitit të parë të qeverisjes së mandatit të tretë të PS, çdo shqiptarë do të ketë një adresë të saktë se ku jeton.

Këtë deklaratë Çuçi e ka bërë gjatë Kongresit të PS, ku ka shtuar se do të rritet siguria dhe policët do të jenë të  pajisur me kamera trupi, radarë e dronë vëzhgimi.

Ministri i Brendshëm më pas ka shtuar se do të intensifikohen kontrollet në kufi.

“Kamerat e trupit, Radarët dhe dronët do jenë mjete shtesë. Kufi të gjelbërta blu të hapur dhe të sigurt.

Do përmirësojmë shërbimin në pikat kufitare. Pas tre dekadash kaosi me sistemin e adresave do rinovojmë marrëdhënien me shtetin. Shteti do të dijë kush jeto dhe ku jeton. Do ketë çdo shqiptarë një adrës brenda vitit të parë të mandatit qeverisës.” tha Bledi Çuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat