Dyshime për përfshirje në trafik ndarkotikësh, arrestohet efektivi i "Shqiponjave" në Sarandë

Shqipëria

Dyshime për përfshirje në trafik ndarkotikësh, arrestohet efektivi i "Shqiponjave" në Sarandë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Një operacion i forcave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar sot në Sarandë.

Raportohet se në orët e mbrëmjes së sotme, 12 qershor, është ndaluar një efektiv i “Shqiponjave”, që punonte në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

I ndaluari dyshohet për trafik narkotikësh, teksa operacioni vijon ende.

Në këtë operacion bëhet me dije se mori pjesë edhe SHÇBA.

Efektivi i arrestuar është shtetasi L.M 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat