Manastirliu: Shqipëria do ofrojë një shërbim shëndetësor me standarde evropiane

Shqipëria

Manastirliu: Shqipëria do ofrojë një shërbim shëndetësor me standarde evropiane

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 21:25
Ogerta Manastirliu

Në 30 vjetorin e krijimit të PS-së, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se sfida është që sistemi shëndetësor të arrijë standardet evropiane.

Manastirliu tha se i sëmuri më i madh ishte sistemi shëndetësor në vitin 2013, i cili pas një terapie të fortë është ngritur sot në këmbë.

Manastirliu: "Gratë dhe burrat që krijuan forcën tonë politike 30 vjet më parë e kanë pasur ndoshta të pamundur rrugëtimin e Shqipërinë në këto 3 dekada. Për një gjë kanë qenë të sigurt, e vetmja forcë politike që mund të ngrejë çdo herë që rrëzohet, e vetmja forcë që mund të transformojë, të ndërtojë të ardhmen që meritojnë fëmijët tanë është PS-ja.

I sëmuri i madh që ishte sistemi shëndetësor në vitin 2013 pas një terapie të fortë 8-vjeçare tashmë ishte ngritur në këmbë. Sot kemi fituar disa beteja, por lufta nuk ka mbaruar. Ajo çfarë bëmë në 13 muaj na tregon se ne kemi forcën për ta ngjitur Shqipërinë në nivelin që duam dhe ne do ta ngremë në nivelin e një vendi që do të ofrojë një shërbim shëndetësor me standarde evropiane. Ne do të vazhdojmë pa u ndalur, sipas një plani të mirë-menduar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat