Kongresi i PS-së, vjen reagimi i fortë nga numri 2 i LSI-së

Shqipëria

Kongresi i PS-së, vjen reagimi i fortë nga numri 2 i LSI-së

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:27
Petrit Vasili

Numri 2 i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për fjalimin e kryeministrit Edi Rama gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së.

Vasili thotë se Rama ka bërë një deklaratë të sinqertë pasi tashmë konfirmon se do të kapë a rrëmbejë drejtësinë.

Sistemi i drejtësisë ka gjithë hapësirën dhe instrumentet për të funksionuar si i pavarur, sipas Vasilit, dhe s’ka nevojë për politikën, aq më keq nga Rama.

Statusi i Vasilit:

Rama i sinqerte,deklaron hapur se do qe te kape e rrembeje perfundimisht Drejtesine!!

Rama sot tha:

“PS nuk është zyrë avokatie e asnjërit prej nesh, por është mbështetësja, garantja e reformës në drejtësi dhe prirësja e barazisë para ligjit“, u shpreh Rama

Reforma ne drejtesi i ka dhene sistemit te Drejtesise te gjithe hapesiren dhe instrumentat per te funksionuar i pavarur, te zgjidhet brenda pavaresise se tij dhe pa pasur asnje nevoje nga politika dhe aq me keq nga Rama.

Ç’hyn Rama si garant, mbeshtetes dhe prijes i barazise para ligjit.

Rama vete me gjithe rilindjen eshte objekt i ligjit dhe i gjykimit nga drejtesia si gjithe te tjeret.

Reforma ne drejtesi mund te funksionoje vetem duke larguar duart e Rames nga Drejtesia.

Rama garant, mbeshtetes dhe prijes i barazise para ligjit do te thote vetem Kapje dhe rrembim i drejtesise prej tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat