Mbajtja peng e shokut, gjykata e Gjirokastrës lë në burg pa afat 35-vjeçaren dhe dy persona të tjerë

Shqipëria

Mbajtja peng e shokut, gjykata e Gjirokastrës lë në burg pa afat 35-vjeçaren dhe dy persona të tjerë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur të lërë në arrest me burg pa afat tre personat që morën peng për disa orë dhe e mbajtën nën kërcënimin e armës, Julian Gj.

Autorët e dyshuar të pengmarrjes, të identifikuar si Myrteza Domi, Enea Taho dhe Denisa Karagjozi, ishin miq të tij dhe të gjithë banorë të së njëjtës lagje.

Në seancën gjyqësore të drejtuar nga gjykatësja Blerta Çibuku, u la gjithashtu me arrest shtëpie djali 14-vjeçar i Karagjozit.

Avokatët e të tre të pandehurve, kërkuan masë të lehtë për të tre klientët e tyre e sidomos për Denisa Karagjozin e cila është nënë, por provat e paraqitura detyruan Gjykatën të vendosë masën “arrest në burg” pa afat.

Juliani 34 -vjeçar, shihet si përdorues e shpërndarës droge. Gatë operacionit për lirimin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës (thikë). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat