Mbyllen 13-të të martat, radhë kilometrike makinash drejt Kishës së Laçit

Shqipëria

Mbyllen 13-të të martat, radhë kilometrike makinash drejt Kishës së Laçit

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:43
Foto

Ditën e sotme 12 qershor dhe nesër 13 qershor kulmon pelegrinazhi 13 javor në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Që prej mëngjesit të ditës së sotme mijëra pelegrinj i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë për të kremtuar festën e Shna Ndout.

Shumë prej tyre e kalojnë natën pranë ambienteve të Kishës.

Kjo ka shkaktuar radhë të gjata makinash dhe trafik në rrugën që të çon drejt Kishës.

"Jemi nisur në 18:45 nga Tirana dhe ora është 22:00 tani. Po shkojmë te Kisha e Laçit. Në 00:00 po arritëm jemi të lumtur, po nuk besoj," thotë një zonjë.

Për mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi janë angazhuar forca të shumta policie të cilët janë vendosur në disa pika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat