“Më hape derën që 20 vjeç”/ Braçe falënderon Ruçin: Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Shqipëria

“Më hape derën që 20 vjeç”/ Braçe falënderon Ruçin: Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:48
“Më hape derën që 20 vjeç”/ Braçe falënderon Ruçin: Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Zëvendës kryeministri Erion Braçe falënderoi Gramoz Ruçin për gjithçka ai ka bërë për të, pas vendimit të tij për t’u tërhequr nga jeta politike.

Braçe kujtoi në “Facebook” se Ruçi i ka hapur derën e partisë në moshë të re dhe i ka qëndruar pranë në ditët më të errëta të politikës.

“Të jam mirënjohës Gramoz Ruçi! Për gjithçka në këto 30 vite; për gjithçka në 28 vitet e mia brenda tyrel për derën e hapur që 20 vjeç, kujdesin, këshillën, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mësuar; mbështetjen veçanërisht në ditët e errëta e të vështira të 1996, 1997 e më tek, për t’u rritur e bërë njeri mbi të gjitha, socialist e fitues!

Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty në paqe e betejë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat