Rama thumbon PD: Çfarë na intereson ne se di apo nuk di PD si e qysh ta lidhë kalin edhe në portën e DASH

Shqipëria

Rama thumbon PD: Çfarë na intereson ne se di apo nuk di PD si e qysh ta lidhë kalin edhe në portën e DASH

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 23:09
Edi Rama

Edi Rama kërkon një mandat të tretë të qetë, të fokusuar te punët për vendin dhe larg sherreve politike.

Teksa shtriu dorën e bashkëpunimin për PD dhe kryetarin e saj të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 13 qershorit, Rama nuk ka la pa shigjetuar Berishën dhe vendimin e DASH për shpalljen non grata të tij.

Rama: Çfarë na duhet ne se çfarë bën PD? Ç'punë kemi ne sesi i bën apo nuk i bën zgjedhjet brenda saj, si kremton fitoren e zgjedhjeve të lira pa u numëruar votat dhe pastaj nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të vjedhura pasi votat u numëruan.Çfarë na intereson ne se di apo nuk di PD si e qysh ta lidhë kalin edhe në portën e DASH që të hingëllijë kali kundër narkoshtetit, edhe në sallën e gjykatës së Parisit që kali të dëshmojë kundër DASH, ç'punë kemi ne? Çfarë të mbjellësh do të korrësh, thotë populli. Kush bën sherr dhe shamatë, sherrin do ti shohë sherrit dhe shamatën do ti dëgjojë shamatës. Shqipëria veç për sherr dhe shamatë nuk ka as kohë dhe as energji për të humbur, tërë kohën dhe energjinë duhet ta shpenzojmë që tu kthejmë shqiptarëve borxhin e madh të mandatit të tretë.

Është e vërtetë që është hera e parë që ndodh në Shqipëri, është shumë e rrallë në historinë e zgjedhjeve në Europë por nuk është si kupa e kampionëve dhe as si kuba e botës. Kur fiton kupën e arrite, e mbarove, more dhe kupën dhe ja dole. Kur fiton zgjedhjet vetëm kore të drejtën që të shërbesh dhe thjesht tu dha mundësia të vazhdosh luftën për ata që ta japin atë të drejtë.

Me PD do të debatojmë sa të mundemi, kur të mundemi për politikat që i duhen vendit ndërsa politikën që e ka ezauruar vendin nga nervat ne do ta mbajmë në distancë higjienike nga vetja kudo ku të na shfaqet, nuk është punë për ne, ka plot që mund ta ushtrojnë atë lloj politike, ka plot që mund të furnizojnë me atë lloj politike klubet politike, të gjitha kanalet dhe portalet.Ne kemi kaq shumë sfida dhe kemi marrë përsipër një gjë kaq të madhe sa një fije e hollë na ndan mes lavdisë dhe turpit në fund të këtij mandati të tretë, një fije shumë e hollë.

Opozitën nuk e zgjedhim vetë, e zgjedh populli dhe në respekt të gjithë atyre që e kanë zgjedhur PD ne e kemi të shtrirë dorën e bashkëpunimit në interes të gjithë shqiptarëve, sepse hallet, problemet dhe shpresat e tyre nuk janë të ndara në halle të majta dhe halle të djathta, probleme të purpurta dhe probleme blu, por janë njësoj njerëzore siç janë njësoj njerëzore shpresat dhe ëndrrat e të gjithë atyre. Duke jetuar të ndarë në sherrin e pandalur ne thuajse kemi harruar njerëzoren dhe shqiptarët në gjithë mexhelisin e përballjes dhe betejave politike. Sëbashku me ata që organizojnë cirqet e mexhelisit kemi infektuar tërë dynjanë, kemi futur në çdo shtëpi dhe mbi të gjitha kemi dhënë në sytë e çdo fëmije shembullin më të keq të mundshëm duke bërë në publik ato gjëra që në shtëpi çdo prind i thotë fëmijës kjo nuk bëhet.

Njerëzit nuk kanë faj që politika u duket si punë politikanësh ndërsa politikanët si punë hajdutësh dhe hajvanësh. Jo, ne jemi të gjithë njerëz dhe të gjithë jemi shqiptarë.Si njerëz dhe shqiptarë duhet të bëjmë më të mirën që politika të jetë e mirë me njerëzit dhe të jetë më e mira e mundshme për Shqipërinë. Ndërsa ne socialistët jemi njerëz dhe shqiptarë, por që kemi dhe një fuqi të madhe në dorë për Shqipërinë që quhet PS.

Prandaj shumica dërmuese e shqiptarëve dhe jo pak prej atyre që nuk na votojnë, thonë o e bëjnë këta o ky vend nuk bëhet. Le tu japim shqiptarëve provën që kanë të drejtë kur e thonë këtë duke e bërë këtë vend shtet të denjë europian që edhe si njerëz të ndihemi mirë nesër para fëmijëve tanë dhe fëmijëve të tyre. Nëse ne do të bëjmë sot atë që duhet, nesër do ta duan Shqipërinë jo vetëm prej gjakut, bukurive dhe historive të saj por edhe për kushtet në të cilat ata jetojnë këtu në Shqipëri. Kjo është sfida dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë për mandatin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat