Ja ku do të votojnë 4 kandidatët për kryetar

Shqipëria

Ja ku do të votojnë 4 kandidatët për kryetar

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 09:33
Lulzim Basha, dhe Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Demokratët votojnë sot për kryetarin e ri, ku në garë përballë Lulzim Bashës janë Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli

Votimi ka nisur prej orës 8 të mëngjesit, ndërsa janë 75 mijë anëtarë që do i drejtohen 76 qendrave të votimit.

Mësohet se tre kandidatët, Basha, Kadilli dhe Shehaj do të votojnë në selinë e PD-së, ndërkohë që Harxhi do të votojë në njësinë 5.

Në seli do të votojnë dhe anëtarët e kryesisë dhe deputetët e zgjedhur të kësaj force politike.

Votimi për kreun e ri të PD-së pritet që të mbyllet në orën 19:00, ndërsa të parët që kanë qenë sot në selinë blu ka qenë sekretari Gazment Bardhi dhe nënkryetari Edmond Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat