Arrestohet efektivi i “Shqiponjave”, shpërndante lëndë narkotike

Shqipëria

Arrestohet efektivi i “Shqiponjave”, shpërndante lëndë narkotike

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 10:02
I sekuestrohen doza kokaine dhe peshore

Pas një hetimi disa mujor, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat  (SHÇBA) ka arrestuar 35-vjeçarin Lavdosh Metaj, pasi  shpërndante lëndë narkotike në ambiente argëtimi, në Sarandë.

Mësohet se 38-vjeçari është oficer i Patrullës së Përgjithshme, forcat “Shqiponja” në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

Arrestimi u krye pas një hetimi disa mujor ku u grumbulluan fakte që krijuan dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova se punonjësi i policisë Lavdosh Metaj kryente në mënyrë sistematike shpërndarje të narkotikëve në ambjente të populluara argëtimi me muzikë në Sarandë.

Bazuar në këto fakte të dokumentuara në rrugë proceduriale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë lejoi kontrollin personal dhe të banesës së punonjësit të policisë Lavdosh Metaj.

Gjatë kontrollit personal të kryer në kushtet e kapjes në flagrancë, punonjësit të Policisë Lavdosh Metaj i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda e dyshuar narkotike e llojit kokainë në sasinë 5 gramë, e ndarë në 11 doza.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe një peshore që përdorej për peshimin e saj në procesin e ndarjes në doza. Këtë veprimtari të kundërligjshme, i arrestuari e kryente gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet e mëtejshme për të dokumentuar veprimtarinë e bashkëpunëtorëve të tjerë mes radhëve të strukturave policore, apo jashtë saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat