Rikthim në krye të PD? Sali Berisha flet pas votimit për kryetarin e ri

Shqipëria

Rikthim në krye të PD? Sali Berisha flet pas votimit për kryetarin e ri

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:21
Sali Berisha

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. Pas votimit, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai ka thënë se pavarësisht nga rezultati, kandidatët janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin.

“Është krejtësisht normale. Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe vendin”, theksoi Berisha.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me një rikthim në krye të PD, Berisha tha:

“Unë jam konsistent në deklaratat e mia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat