Çfarë po ‘zihet’, Sali Berisha prej më shumë se dy orësh takim me Lulzim Bashën në selinë blu

Shqipëria

Çfarë po ‘zihet’, Sali Berisha prej më shumë se dy orësh takim me Lulzim Bashën në selinë blu

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:04
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me Lulzim Bashën.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Osman Stafa, i cili raporton se Berisha ndodhet në zyrën e Bashës prej më shumë se dy orësh.

Nuk dihet se çfarë po diskutohet mes Berishës dhe Bashës, por ky takim vjen në ditën e zgjedhjeve në PD, ku mbi 75 mijë anëtarë të kësaj force politike po votojnë për të zgjedhur kreun e ri, që do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.

Vetëm Basha dhe Berisha kanë votuar në Tiranë, ndërsa në garë janë katër kandidatë, kreu aktual i PD, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat