Harxhi denoncon: Me mijëra anëtarë s’kanë emrat në lista, votuesit nxiten të votojnë Bashën

Shqipëria

Harxhi denoncon: Me mijëra anëtarë s’kanë emrat në lista, votuesit nxiten të votojnë Bashën

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:59
Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edit Harxhi

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edit Harxhi ka denoncuar disa problematika që po ndodhin në zgjedhjet e sotme.

Ajo shprehet se gjatë monitorimit të procesit të zgjedhjeve, deri më tani ka konstatuar se janë kryer parregullsi, duke i listuar ato në 6 pika.

Harxhi thotë se me mijëra anëtarë që kanë qenë aktivë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit janë hequr nga lista e votuesve pa asnjë arsye, teksa shprehet më tej se janë lejuar të votojnë masivisht individë të cilët nuk ishin pjesë e listave.

Po ashtu, kandidatja për kryetare të PD-së thotë se kanë fotografuar dhe publikuar vota dhe kjo përbën shkelje të rëndë.

Në degët Kavajë e Burrel ka pasur raste të votimit familjar, ndërsa disa kryetarë të PDSH dhe deputetë po nxisin votuesit të votojnë Bashën, thuhet më tej në njoftimin për shtyp.

Njoftimi i plotë për shtyp:

Gjatë monitorimit të procesit të zgjedhjeve për kryetar të PDSH-së, deri tani konstatoj se janë kryer parregullsi të ndryshme, si në vijim:

1.Me mijëra anëtarë të PDSH-së që kanë qenë aktivë në zgjedhjet e 25 prillit, janë hequr nga listat e votuesve pa asnjë arsye, përfshirë disa ish kryetarë degësh dhe kandidatë për kryetar gjatë procesit të fundit.
2. Jane lejuan të votojnë masivisht individë që nuk kanë emrin në lista dhe nuk disponojnë kartë anëtarësie, por janë identifikuar veçse me kartë identiteti, në kundërshtim të hapur me udhëzimet e miratuara nga komisioni zgjedhor.
3. Jane disa raste të raportuar nga mediat që dëshmojë fotografim dhe publikim të votës nga votuesit. Kjo përbën shkelje të rëndë dhe bie ndesh me udhëzimet e dhëna nga PDSH.
4. Raportohen se në degët Kavajë dhe Burrel ka pasur raste të votimit familjar.
5. Disa kryetarë të degëve të PDSH dhe deputetë po nxisin votuesit të votojnë kandidatin Basha.
6. Janë përjashtuar disa vëzhgues të kandidatëve për të ushtruar detyrën e tyre.
Të gjitha këto shkelje, të cilat do të bëhen publike pas përfundimit të procesit zgjedhor, dëshmojnë për një proces të deformuar zgjedhor, gjë që minon besimin e demokratëve dhe opinionit publik tek udhëheqja e PD të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat