Aksident trafiku në Elbasan, kamioni përmbyset në rrugë, bllokohet qarkullimi

Shqipëria

Aksident trafiku në Elbasan, kamioni përmbyset në rrugë, bllokohet qarkullimi

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Gjinar ku një kamion është përmbysur duke bllokuar rrugë.

Gazetari Fatmir Popja raporton se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mlizë dhe kamioni fillimisht ka humbur kontrollin.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar teksa përmbysja e mjetit të rëndë ka bllokuar qarkullimin.

Gjatë fundjavës kjo rrugë është mjaft e frekuentuar dhe Policia po punon për ta hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat