Pogradec, makina përplas biçikletën, plagoset qytetari

Shqipëria

Pogradec, makina përplas biçikletën, plagoset qytetari

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Petrushë.

Një mjet ka përplasur një shtetas me biçikletë.

Mësohet se i dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korcës. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat