Vokshi: Zgjedhjet në PD transparente e të qeta, pretendimet e kandidatëve të sajuara

Shqipëria

Vokshi: Zgjedhjet në PD transparente e të qeta, pretendimet e kandidatëve të sajuara

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 16:37
Albana Vokshi

Në një intervistë për Ora News, deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi u shpreh se zgjedhjet në Partinë Demokratike kanë qenë transparente dhe të qeta.

Sipas saj, deklarata për parregullsi dhe shqetësime nga kandidatët më shumë janë pretendime, sepse nuk ka pasur kërkesa zyrtare drejt komisionit zgjedhor.

Vokshi: Procesi deri në këto momente ka qenë transparent. Procesi ka qenë i qetë, ka pasur disa situata që janë të sajuara. Janë zëvendësuar vëzhguesi te njërit prej kandidatëve dhe më procesi ka vazhduar shumë në rregull dhe sipas standardeve. Ne si komision zgjedhor jemi mbledhur edhe disa herë në ditë për shkak të kërkesave nga kandidatët. Çdo vendim që kemi marrë është marrë në miratim me përfaqësuesit e kandidatëve në garë. Pretendimet e kandidatëve janë thjeshtë pretendime.

Cdo qendër votimi ka përfaqësues të 4 kandidatëve për kryetar dhe vendimet merren me miratimin e vëzhguesve të kandidatëve. Ne nuk kemi marrë asnjë kërkesë zyrtare deri më tani në asnjë qendër votimi. Nuk ka dicka zyrtare dhe shqetësim të ngritur dhe të ardhur te ne si komision. Nëse nuk ka një gjë të tillë, nuk mund të merrem me pretendime që hedhin kandidatët, pas një deponim zyrtar.

Vokshi shtoi se janë garantuar standardet më të larta demokratike dhe do ta vazhdohet ky proces deri në orë 17:00 kur mbyllet procesi i votimit, e më pas të vazhdohet me numërimin.

Vokshi: Në asnjë qendër votimi në vend nuk ka pasur një konfrontim. Janë thjeshtë situata që shpesh sajohen për tu hedhur në publik dhe në media, sikur procesi po sajohet. Deri në momentet që ne po flasim nuk kas asnjë shqetësim të ngritur në mënyrë zyrtare. Ne kemi garantuar standardet më të larta demokratike dhe do ta vazhdojmë këtë proces deri në orë 17:00 kur mbyllet procesi i votimit, e më pas të vazhdohet për procesin e numërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat