Jemin Gjana: Nesër marrim vesh kush është fituesi

Shqipëria

Jemin Gjana: Nesër marrim vesh kush është fituesi

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 17:15
Jemin Gjana

Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit deri më tani, ku tha se iu janë drejtuar kutive të votimit 23 536 anëtarë, ose 31.3% e anëtarësisë.

Ai tha se deri nesër në mesditë pritet të nxirret rezultati se cili do jetë fituesi.

“Janë 23 536 anëtarë që kanë votuar, deri në orën 13:00, diku te 31.3%. Procesi ka vazhduar normalisht. Ka ndonjë zëvendësim vëzhguesi të ndonjë kandidati në garë, por procesi vijon normalisht”, tha Gjana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat