Mziu për fitoren e Bashës: Shumë shpejt futemi në BE, do ta rrëzojmë Ramën

Shqipëria

Mziu për fitoren e Bashës: Shumë shpejt futemi në BE, do ta rrëzojmë Ramën

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 09:51
Xhelal Mziu dhe Lulzim Basha

Deputeti i zgjedhur i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu është i pari në radhët e PD që ka uruar Lulzim Bashën për mandatin e tretë në krye të PD.

Mziu e quan spektakolare fitoren e Lulzim Bashës për kreun e Partisë Demokratike, ndërsa thekson se tashmë puna do fokusohet te platforma e tij për të rrëzuar qeverinë.

Sipas Mziut, nën drejtimin e Lulzim Bashës edhe për katër vite të tjera, Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

"Fitore spektakolare e kryetarit Basha, në Dibër mbi 98% e demokratëve dibranë besojnë tek lidershipi i tij.  Në rang Qarku Dibër, Basha merr mbi 95% të votave.  Falenderoj përzemërsisht të gjithë demokratët e qarkut Dibër. Fiton bindshëm në rang vendi, demokratët e Shqipërisë besojnë tek platforma Basha, dhe janë të gatshëm që ta rrëzojnë këtë të keqe që ka kapluar Shqipërinë. Me liderin Basha, Shqipëria në Bashkimin Evropian shumë shpejt", shkruan Mziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat