Profili i Gramoz Ruçit i skutave të errëta, “modeli” i Ramës për integrimin e Shqipërisë në BE

Shqipëria

Profili i Gramoz Ruçit i skutave të errëta, “modeli” i Ramës për integrimin e Shqipërisë në BE

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 10:52
Gramoz Ruçi

Nëse më 25 prill, Gramoz Ruçi do të marrë mandat, plotëson 40 vite drejtues i PPSH dhe deputet i parlamentit, ulur për herë të parë në muajin nëntor 1985; ndërkohë që deri në vitin 1991, Ruçi është mandatuar si ish-sekretar partie dhe Ministër i Brendshëm, ndërsa në 30 vite si drejtues i lartë i PS; është i vetmi i mbetur nga kasta e vjetër e diktaturës.

Prej 4 vitesh, aktualisht në moshën 71 vjeçare, është në krye të parlamentit të Shqipërisë, ndërkohë që deputeti më i ri është 22 vjeç; ndërsa kolegët e tij themelues e profesorë të PS, u përzunë me makinacione e presione prej sektit mafioz “Rilindja”.

Mirëpo fakti, që Gramoz Ruçi mbijetoi dhe është nr. 2 i “Rilindjes”, provon ato që thonë ish-drejtuesit e PS; se për të mbijetuar vetë, u bë pjesë e skemës “Rama-Veliaj” në spastrime, duke nisur nga 4 njerëzit e tij të afërt edhe me lidhje familjare, Luan Memushi, Et’hem Ruka, Arben Malaj e Elmaz Sherifi.

Ndërsa fakti, që as Berisha-Nano dhe të tjerët brenda PS deri në vitin 2005 nuk e përzunë dot, mbasi siç thuhet, Gramoz Ruçi u ka dosjet e “mëkateve” me ish-sigurimin e shtetit; Edi Rama e mbajti dhe përdori me dinakëri, për të goditur rivalët themelues e “ujqër të vjetër”.

Edhe pse Ruçi, ka patur fuqi për të marrë poste ministrore në të dy pushtetet e PS qysh prej vitit 1997; ai ka preferuar të qëndronte në hije, jo se nuk kishte lakmi e egoizëm për kapardisje, sepse për kolltuk bën gjithçka.

Por në vitet 1997-2005, qëndroi jashtë qeverisë, për të evituar reagimin ndërkombëtar, me dosje bazë hetimet e SHBA; të cilët e kanë skeduar Ruçin, për përfshirje si shef grupesh krimi, eleminime biznesmenësh rivalë, kontrabandë hekuri e trafiqe të çdo lloji në Shqipëri-Greqi.

Këtë “kujdes”, Gramoz Ruçi e tregoi dhe në mandatin e parë të pushtetit “Rama”, ku qëndroi në rol partiak e jo qeveritar; ndërsa pas ligjit amerikan të dekriminalizimit të politikës, ai u vetëmbrojt me imunitet të lartë, duke u bërë Kryetar Kuvendi.

“Përvoja” që nga koha e sundimit të mikut Sali Berisha; i ka krijuar bindjen Ruçit, se ai që hiqet si trim kur ka pazare skutash e paprekshmëri ligjore; njeh dhe frikën kur nis tjetër epokë drejtësie nga ndërkombëtarët, ndaj dhe e kapi këtë post të lartë ku miratohen e bllokohen ligje.

Fytyrë-vrejtur, Gramoz Ruçin nuk është prej karakterit të lindur, sepse as babai i tij Kaso nuk ka qenë i tillë, por as vetë Gramozi në vitet 1970-’80, kur ishte mësues në Salari e sekretar partie në Progonat.

Këtë “profil” e ka sajuar si “maskë” të qëllimtë, për të krijuar mitin e “burrit të fortë, të drejtë e të ashpër”; aktrim që ia kanë besuar e lejuar deri në vitin 2009, kur kolegët e militantët në PS dhe krejt shqiptarët, panë një Gramoz Ruçi me qëndrim “lepe-peqe” para urdhërave dhe listës së Edi Ramës, madje deri në durim të bejteve tallëse, që i bënte Rama sa herë i duhej të justifikonte “misterin” se përse po e mban.

Në fakt, miti dhe maska e Ruçit, kanë rënë qysh në vitet 2000-2005, kur djali i tij, u kap disa herë me armë e kokainë në makina private luksi dhe në makinat e Kuvendit; por edhe u përfshi në konflikte me grupe trafiku në Tiranë, Durrës, Fier, Laç, Gjirokastër, duke u plagosur 3 herë.

Edhe miti i ndershmërisë e gjoja “jetesës si populli”, Gramoz Ruçit i ka rënë pasi ILDKPI, publikoi formularin me pasuritë dhe të ardhurat e tij, ku rezulton se prej 5 vitesh, vetëm nga zyra noteriale e gruas dhe vajzës, fiton 200 mijë Euro në vit, ndërkohë që ka biznese mjekësore të dhëndrit e vajzës; por dhe vetë Ruçi ka marrë 3 herë banesë si i “pastrehë”, ndërsa djali, përveç punës si shef sektori në “Albcontrol-Rinas”, ka të ardhura 24 mijë Euro në vit nga qira objektesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat