Dhuratë nga Greqia, 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca arrijnë në Shqipëri

Shqipëria

Dhuratë nga Greqia, 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca arrijnë në Shqipëri

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 11:23
Eugena Tomini dhe Sofia Philippidou

Kanë arritur në Aeroportin Nënë Tereza, 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, dhuratë e  qeverisë së Greqisë për Shqipërinë. 

Vaksinat u pritën në aeroport nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.

Duke i shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështetjen, qeveria shqiptare shprehi angazhimin për të vazhduar pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

Deri tani në Shqipëri kanë arritur 956,250 doza të vaksinës antiCovid dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat