​Zgjedhjet në PD, Kadilli pranon rezultatin e fitores së Bashës

Shqipëria

​Zgjedhjet në PD, Kadilli pranon rezultatin e fitores së Bashës

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 11:37
Fatbardh Kadili

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadili, ka deklaruar se gara për kryetarin e kësaj partie nuk ishte e drejt, megjithatë ka pranuar rezultatin duke thënë se është detyrim i demokratëve që ta ringrisin një opozitë të re.

Në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike qw janë mbajtur dje në Shqipëri, kanë ushtruar të drejtën e votës 41.095 anëtarë të partisë, ose 54.7%.

Një ditë pas këtij procesi, Kadili në një konferencë për media, tha se më shumë se garë kjo ishte një sfidë që tregoi se pozita nuk është ekskluziviteti i askujt. Ai numëroi të metat e këtij procesi.

Kadili: Pati një kryetar që nuk lëshoi zyret dhe përdori administratën e partisë

“Pash pabarazi mjetësh, pabarazi burimesh njerëzore, financiare dhe sidomos një kohë shumë të shkurtër. Pati një kryetar që nuk lëshoi zyret dhe përdori administratën e partisë, pati deputet dhe kryetar degësh që nuk respektuan distancën etike të kërkuara nga udhëzimet e kryesisë dhe këshillit kombëtar për të mos ndërhyrë në proces, u zvogëlua lista e anëtarëve nga 100 mijë në 70 mijë, pati demokrat, themelues partie dhe ish drejtues që nuk gjenin emrin në listë për të votuar“, tha ai.

Sipas tij, të gjitha këto tregojnë në sytë e shqiptarëve që si PD janë të pazot për të marrë përgjegjësit që i presin.

Kadili: Unë e pranoj këtë rezultat

“Shqiptarët panë se brenda partisë zgjedhjet ishin më keq se ato në mes palëve politike. Megjithatë unë nuk jam Luli, unë e pranoj këtë rezultat, unë e pranoj vendimin e demokratëve.........kjo garë është e pabarabartë asnaj në këto kushte nuk mund ta urojë fituesin, natyrisht që respektoj vendimet”, tha ai, duke shtuar se nuk do të largohet nga PD.

Partia Demokratike do të shpallë paraditen e sotme rezultatet për zgjedhjet e zhvilluara gjatë të dielës së 13 qershorit për kryetarin e ri.

Nga rezultatet paraprake Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend.

Të dhënat paraprake nga selia blu flasin për një fitore të Bashës me rreth 81% të votave.

Sipas të dhënave paraprake, nga 40.674 vota të vlefshme, 32.882 vota janë për kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i ndjekur nga Agron Shehaj me 6.038 vota. Edith Harxhi numëron 991 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 763 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat