Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, reagon ish-prokurori Shkëlqim Hajdari

Shqipëria

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, reagon ish-prokurori Shkëlqim Hajdari

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 12:41
Gramoz Ruçi, Shkëlqim Hajdari

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar largimin nga politik të socialistit Gramoz Ruçi.

I ftuar në emisionin ‘Breaking’, Hajdari u shpreh se largimi i Ruçit e gëzoi. Hajdari shtoi dhe më tej ku u shpreh se ishte gjest emancipues i një politikani i cili u largua vetë nga politika edhe pse ishte fitues i këtyre zgjedhjeve."SPAK tashmë është bërë një organ profesional dhe kushtetues, duke hetuar me objektivitet. Tashmë që SPAK ka vendosur dosjen e bashkëpunimit, kanë dalë rezultati siç është grupi Habilaj dhe vendimi për Llallën.

SPAK është i dënuar të ketë sukses, ne do kemi tashmë rezultate konkrete me “peshq të mëdhenj, ngjala” etj.

Largimi i Ruçit më gëzoi pasi një zyrtar i lartë u tërhoq në kulmin e tij politik, siç e ka lënë futbollin si Panajot Pano në fushë. Gjest emancipues i një politikani i cili u largua vetë nga politika edhe pse ishte fitues i këtyre zgjedhjeve. Rekordin Guines e thyen Shqipëria ku ka njerëz që kanë 30 vite në politikë dhe rrinë akoma aty," u shpreh Hajdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat