Protesta e Maturantëve/ Tërhiqet ministria e Arsimit: Ja vendimi që ka marrë

Shqipëria

Protesta e Maturantëve/ Tërhiqet ministria e Arsimit: Ja vendimi që ka marrë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 12:44
Evis Kushi

Ministria e Arsimit është tëhequr nga gabimi i saj në lidhje me testin e Matematikës, duke vendosur që të ulin pragun e pikëve të rivlerësimit për testin e Matematikës.

Lajmin e ka dhënë Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi e cila ka reaguar përmes një video-mesazhi në lidhje me shqetësimin e maturantëve për testin e matematikës.

MASR menjëherë pas provimit të matematikës ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

Ministrja Kushi në përfundim të kësaj analize shprehet se:

“Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”.

Ministrja gjithashtu nënvizon se pas përfundimit të procesit të Maturës Shtetërore 2021, MASR do të bëjë një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës, akteve rregullatore për këtë proces dhe administrimin e tij.

Ajo u ka uruar të gjithë maturantëve shumë suksese në provimin me zgjedhje të ditës së nesërme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat